Flash News

KRYESORE

Gjermania dhe Franca tjetër samit në Korrik, mungon ftesa për Shqipërinë

Gjermania dhe Franca tjetër samit në Korrik, mungon ftesa për

Gjermania dhe Franca do të organizojnë një tjetër samit më 1 Korrik,  pjesë e të cilit do të jenë Francë, Serbi, Kosovë. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert takimi do të jetë i fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, nën udhëheqjen e Gjermanisë dhe Francës.

"Si zëdhënës i qeverisë gjermane nuk më takon mua që të parashtroj elemente për një zgjidhje në procesin e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por bisedimet kanë të bëjnë me shumë tema, përtej asaj të kufirit.”, tha Seibert duke sqaruar se negociatat do të mbeten edhe në të ardhmen nën drejtimin e BE-së. "Gjermania dhe Franca janë ofruar që ta mbështesin këtë proces sa të munden", deklaroi ai per Deutsche Welle.

Seibert iu shmang edhe përgjigjes së pyetjes për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në negociata, nisur nga fakti që liderët kosovarë para takimit ishin takuar me ambasadorin amerikan në Berlin: "Procesi i normalizimit po ndodh nën egjidën e Bashkimit Evropian dhe ky ishte edhe shkaku se përse zonja Mogherini ishte aty”.

Samiti i Berlinit I SHPJEGUAR. Vendimarrja për Kosovën dhe Ballkanin në duart e boshtit Gjermani-Francë

Të fundit