Gjermania e prerë: Të miratohet pa ndryshime marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore

Numri dy i CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johan Wadephul, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik. Përmes një postimi në Twitter, Wadephul ka shprehur “keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma.”

Ndërsa nxit palët për miratimin e saj, Wadephul thekson se “zbatimi i kësaj reforme është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE” si një nga 15 kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”, shkruan Wadephul.