Flash News

KRYESORE

Gjermania e shqetësuar me regresin, Rama bën optimistin: Nëntë kushtet europianizojnë vendin

Gjermania e shqetësuar me regresin, Rama bën optimistin:

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë intervistës në ERTV nga Nju Jorku u ndal edhe te vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave pas përmbushjes së 9 kushteve.

Rama i quan kushtet normale, duke shtuar se ato janë në të mirë të vendit.

"Sa u përket 9 kushteve të vendosura, janë kushte që i bëjnë mirë dhe i duhen vendit, nuk është në interesin e drejtpërdrejtë të tyre. Kjo është e mira e negociatave, nuk janë për ta marrë Shqipërinë dhe për ta çuar diku tjetër, por të ta bërë Shqipërinë europiane këtu ku është. Unë jam shumë i inkurajuar për këtë vendim, dhe mirënjohës kancelares Merkel, e cila ishte forca për thyerjen e kësaj barriere në Bundestag. Sikundër mirëkuptoj dhe ata që kanë votuar kundër, do t’ua mbush edhe atyre mendjen”-tha Rama.

Të fundit