Flash News

KRYESORE

Gjermania kërcënon hapur Turqinë: Po luani me zjarrin; Sulltani varet ekonomikisht nga ne

Gjermania kërcënon hapur Turqinë: Po luani me zjarrin; Sulltani

Me anë të një artikulli të publikuar në median shtetërore, ‘Deutsche Welle’, Berlini ka kërcënuar hapur Turqinë pas tensionimit të marrëdhënieve për shkak të arrestimit të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.

Në artikullin me titull “Loja e Erdoganit me zjarrin”, shkruhet se presidenti i Turqisë Erdogan, të cilin e quan sulltan, po ia sharron vet këmbët karriges së vet, ndërkohë që ky vend varet ekonomikisht nga Gjermania. Theks i veçantë vihet në varësinë ekonomike të Turqisë ndaj tregut gjerman, duke qenë se është destinacioni i parë për eksportet turke.

“Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Gati 10% e të gjtiha eksporteve turke në vlerë prej rreth 14 miliardë Euro shkojnë në Gjermani. Në vendin e dytë shumë më larg nga Gjermania është Britania e Madhe, ndërsa në të tretin Iraku. Vendet e tjera lindore janë edhe më larg, që do të thotë se Turqia e ka shumë të vështirë të riorientohet ekonomikisht”, shkruan ‘DW’.

Artikulli veçon faktin se turqit janë të varur edhe ndaj importeve gjermane, kryesisht makina dhe pajisje elektroteknike, të cilat janë të vështira për t’u zëvendësuar. Gjithashtu, në rast të një përplasje ekonomike, Berlini humbet shumë më pak se Ankaraja, pasi ky vend është partneri i 13 për gjermanët.

“Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Ndërsa Turqia është partneri i 13 më i rëndësishëm për Gjermaninë. Një veçanti në raportet gjermano - turke: në Turqi punojnë rreth 6000 firma, që varen nga sipërmarrjet e mëdha gjermane. Kjo ka të bëjë natyrisht edhe me shumë turq që jetojnë në Gjermani. Ndërsa një fushë tjetër nga e cila varet Turqia është turizmi. Gjermanët edhe këtu gjatë vitit 2016 kanë qenë në vendin e parë me 15% të turistëve të huaj në Turqi.

Turizmi përbën rreth 13 % të prodhimit bruto në këtë vend. Por së fundi ka rënë dukshëm numri i gjermanëve që e vizitojnë këtë vend. Në përgjithësi, numri i turistëve ka rënë në 2016 me rreth 40%. Në sondazhet e fundit të televizionit RTL thuhet se vetëm 12 % e gjermanëve e konsiderojnë Turqinë si vend të sigurt”, shkruhet në artikull.

Edhe sa i përket presionit me rrugën ballkanike, ‘DW’ shkruan se tashmë Turqia nuk e ka më këtë avantazh me mbylljen e kufinjve nga vendet e rajonit.

Të fundit