Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjermania kërkon fuqi punëtore, në cilët sektorë ka më shumë kërkesa
Tregu i punës në Gjermani nuk është i përgatitur sa duhet për digjitalizimin. Ky është në thelb mesazhi i studimit të Fondacioni Bertelsmann "Imigracioni dhe digjitalizimi", i cili sapo është publikuar. Aty thuhet se digjitalizimi nuk shkatërron aq vende pune sa mendohet. Përkundrazi, ai hap shumë vende të reja pune, por ato kërkojnë kualifikime të larta. Në të ardhmen tregu i punës në Gjermani do të ketë nevojë edhe për më shumë imigrantë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera.
Skenari bazohet mbi gjithsej 18 supozime. Të gjitha përqendrohen në digjitalizimin e të gjithë sektorëve të ekonomisë, pra, tek e ashtuquajtura "Ekonomia 4.0". Rreth 80 për qind e vlerës së shtuar në industrinë prodhuese dhe shërbime do të digjitalizohen.
Për shembull, sipas autorëve, industria përpunuese do ta kalojë një pjesë të mirë të detyrave të punonjësve të saj te makinat të cilat punonjësit e deritanishëm janë në gjendje t'i shfrytëzojnë vetëm pjesërisht. Për t'i vënë ato në përdorim kompanitë duhet t'i blejnë shërbimet e teknologjisë informative me kosto shumë të lartë. Sipas autorëve, investimet fillestare në këtë sektor pritet të shkojnë deri në 300 miliardë Euro në vit, dhe më pas të rriten çdo vit me 0,5%.
Në të njëjtën kohë, kompanitë do të rrisin ndjeshëm shpenzimet për trajnimin e punonjësve. Deri në vitin 2025 do të shpenzohen rreth 6,6 miliardë euro për prodhim dhe 18,8 miliardë për shërbime.
Për këtë skenar autorët e studimit e shohin të papërgatitur tregun e punës në Gjermani. Nëse këto supozime dalin të vërteta, atëherë përllogaritet që kërkesat e tregut për punëtorë të kualifikuar të rriten edhe më shumë. Aktualisht në Gjermani kërkesat më të mëdha janë për specialistë, pra, për akademikë, mjeshtër dhe teknikë, dhe ato do të rriten edhe më shumë në të ardhmen, thuhet në studim.
Edhe sikur digjitalizimi të ecë me hapa më të ngadaltë, situata e tregut të punës për specialistë do të mbetet e nderë. Në total, kërkesa për fuqi punëtore në vitet 2017 dhe 2035 do të ulet me përafërsisht 1,13 milionë. por do të rriten kërkesat për specialistë. Kurse kërkesat për vendet e punës me kualifikim të ulët janë të ulëta qysh sot. Kështu për shembull, në tremujorin e katërt të vitit 2017 raporti i numrit të të papunëve me vendet vakante ishte përafërsisht 4:1 për të papunët.
Pa imigrim të specialistëve nuk bëhet
Nga kjo mospërputhje mes kërkesave dhe ofertave autorët arrijnë në konkluzionin se oferta do të ulet shumë, nëse nuk do të ketë imigracion të kontrolluar të fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas autorëve, deri në vitin 2060 ajo do të reduktohet me 16 milionë. "Edhe nëse ulet papunësia në nivelin e vendit deri në minimumin e mundshëm, prapë kjo tendencë mund të frenohet disi, por përsëri, oferta do të ulet me 1,8 milionë deri në vitin 2060." Për ta plotësuar këtë boshllëk deri në vitin 2060 numri i imigrantëve neto ne Gjermani duhet të jetë 260 mijë në vit.
Por imigrimi nuk duhet të jetë në përbërjen që ka sot. Në tetë vitet e fundit numri i imigrantëve të ardhur nga vendet e treta është më shumë se dyfishuar. Por mbi një e treta e njerëzve të ardhur në Gjermani në vitin 2017 nga vendet e treta, pra jo anëtare të BE-së ishin të pakualifikuar.
Rekomandohet kontrollimi i tregut të punës
Nisur nga kjo, studimi thotë se "politikat aktuale të imigrimit, me gjithë rritjen e numrit të imigrimit të specialistëve të kualifikuar, do të joshin personat e gabuar në të ardhmen". Rritja e vazhdueshme e kërkesës për të kualifikuar thuajse nuk pasqyrohet fare në strukturën aktuale të imigrimit. E ngjashme është edhe përbërja e azilkërkuesve. "Nëse i hedh një vështrim tabelës së imigrantëve ish-azilkërkues ose azilkërkues, 65% e tyre punojnë në profesione ndihmëse."
Vetëm imigrimi i personave me kualifikimin e nevojshëm u siguron atyre integrimin e shpejtë në tregun e punës dhe eviton mungesat e specialistëve. Ndërsa imigrimi i të pakualifikuarve do t'u hapte probleme të dyja palëve. Rezultati do të ishte imigrantët, që nuk gjejnë një vend pune (sipas kualifikimit) dhe kompani me vende (ende) vakante. Prandaj edhe autorët sugjerojnë që imigracioni të kontrollohet dhe të përputhet me kërkesat e tregut të punës. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38