Flash News

KRYESORE

Gjermania i konsideronte si tanket më të fortë në botë, por “falë” Turqisë ja si janë katandisur Leopard 2-shët në Siri (Foto)

Një tank prodhim gjerman, të cilin Berlini e ka konsideruar si një prej tankeve më të mira në botë, ka pësuar një fund tepër të keq në fushë-betejat e Sirisë.

Fotot nga operacionet ushtarake turke të koduara “Mburoja e Eufratit”, që nisi në gusht 2016, kanë shfaqur atë që ka mbetur nga “Leopard 2”, të cila raportohet se jaqnë hedhur ne erë me mina.

Pamjet e marra nga një video që ISIS publikoi në janar 2017, tregojnë një tank tërësisht të shkatërruar.

Disa foto të tjera nga i njëjti konflikt tregojnë disa tanke Leopard 2 të ngecur në dëborë pasi janë dëmtuar rëndë.

Mjetet e blinduara prodhim i viteve ’70 duket se janë më delicate se çfarë pretendohej, nga ajoq ë ëhstë parë në luftimet e Turqisë kundër ushtarëve kurdë të mbështetur nga Britania dhe SHBA-të.

Të fundit