Flash News

KRYESORE

Gjermania kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Gjermania kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve mes

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Bayer u shpreh të hënën në Prishtinë se Gjermania e kundërshton idenë e këmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështesim, por edhe për temën e këmbimit të territoreve, të cilën Gjermania e kundërshton fuqishëm. Ne do të jemi partnerë mbështetës i Kosovës për proceset e ardhshme, sigurisht me një sy kritik”, tha Bayer.

Këto komente ai i bëri pasi së bashku me deputetin tjetër gjerman, Christian Schmidt, takuan kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Të fundit