Flash News

KRYESORE

Gjermania lehtëson masat ndaj Covid-19 me hapjen e pjesshme të dyqaneve dhe shkollave

Gjermania lehtëson masat ndaj Covid-19 me hapjen e pjesshme të

Gjermania ka vendosur të marrë masat e para në mënyrë graduale për heqjen e bllokimeve prej pandemisë Covid-19

Fillimisht, javën e ardhshme pritet të lejohet rihapja e pjesshme të dyqaneve dhe e shkollave nga 4 maj, tha kancelarja Angela Merkel në një video-konferencë.

Rregullat e distancës sociale do të mbeten në fuqi deri më 3 maj nën masat që Merkel dhe guvernatorët e Gjermanisë ranë dakord në mbledhjen e fundit. Ata planifikojnë të takohen përsëri në 30 Prill për të shqyrtuar se si të vazhdohet pas 3 majit.

Sipas marrëveshjes, dyqanet që janë deri në 800 metra katrorë do të lejohen të hapen javën e ardhshme, së bashku me shitësit e makinave, biçikletave, libraritë, megjithëse ata duhet të praktikojnë rregulla të rrepta të distancimit social dhe higjenës.

Shkollat do të fillonin hapjen nga 4 maji, me përparësi për studentët e vitit të fundit.  Takimet fetare, restorantet, baret, kafenetë, kinematë dhe vendet e muzikës do të mbeten të ndaluara deri më 31 gusht.

"Tani po ecim përpara në hapa të vegjël. Është një situatë e brishtë në të cilën kërkohet kujdes, jo ekstremitet”, tha Merkel.

Të fundit