Flash News

KRYESORE

Gjermania mban nën “kontroll” virusin, kryen 1.3 milion teste për të zbuluar COVID-19

Gjermania mban nën “kontroll” virusin, kryen 1.3 milion teste

Gjermania vijon të mbajë nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Të dielën, sipas të dhënave nga “Worldometers”, në Gjermani janë regjistruar vetëm 15 vdekje të reja nga COVID-19. Ndërkohë 382 persona janë konfirmuar pozitiv në 24 orët e fundit, duke e uar totalin e të infektuarve në 125 834 persona.

Megjithatë, Gjermania ruan nivele shumë të ulëta të numrit të personave që kanë humbur jetën, pasi në total që prej fillimit të epidemisë numri i viktimave është 2886 shtetas. Gjithashtu numri i personave të shëruar në Gjermani është disa herë më i lartë se në vende të tjera. Plot 57400 persona janë shëruar, ndërsa aktiv me COVID-19 janë 65.548 raste. Rreth 5 mijë pacientë të infektuar janë në gjendje kritike për jetën.

Aktualisht Gjermania ka vetëm 34 vdekje për 1 milion banorë, ndërsa në total ka kryer 1.317.887 teste për të zbuluar COVID-19 te qytetarët e saj. Aktualisht, Gjermania mbetet një nga vendet që ka kryer më shumë teste për numër popullsie në botë. 15.730 teste për 1 milion banorë janë kryer deri më tani në Gjermani, çka duket se ka pasur efekt pozitiv në luftën kundër COVID-19.

Të fundit