Flash News

KRYESORE

Gjermania ndalon ‘Oktoberfest’ nga frika e koronavirusit

Evente të rëndësishme muzikore dhe sportive janë mbyllur, anuluar apo shtyrë – në të gjithë botën – si pasojë e koronavirusit. I fundit aktivitet që është anuluar prej virusit vdekjeprurës COVID-19, është dhe i famshmi Oktoberfest i Gjermanisë.

Edhe pse Oktoberfest-i ishte parashikuar të niste pas lehtësimit të masave izoluese, kreu i Bavarisë tha këtë të martë se festivali nuk do të mbahet këtë vit.

“Bazuar në situatën aktuale, unë nuk mund ta imagjinoj që një ngjarje kaq e madhe të ishte e mundur në këtë kohë,” u tha Markus Söder gazetarëve. Ai shtoi se ai dhe kryetari i Mynihut kishin marrë bashkërisht vendimin përfundimtar për ta anuluar festivalin.

Të fundit