Flash News

KRYESORE

Gjermania në pikën zero, gati largimi i pesë senatorëve të ekipit

Eliminimi i parakohshëm nga Botërori pritet të pasohet me një revolucion në ekipin gjerman, ku shumë veteran do të largohen, për tu lënë vendon lojtarëve të rinjë në mënyrë që ekipi të jetë gati për Kampionatin Evropian 2020 dhe pastaj për Kampionatin Botëror 2022 që do të mbahet në Katar.

Emrat që mund t’i thonë ‘lamtumirë’ përfaqësueses janë: Manuel Neuer, Mario Gomez, Sami Khedira, Jerome Boateng dhe Mesut Ozil.

Neur do të zëvëndësohet nga portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ndërsa do të riktheht Leroy Sane, i cili u la jashtë Botërorit.

Treshja që shkëlqeu në vitin 2017 me Gjermanin U-21, Emre Can, Kerem Demirbay dhe Max Meyer, do të ftohen së bashku edhe me ata që tani janë në formë si Jonathan Tah, Thilo Kehrer, Mitchell Weiser, Serge Gnabry, Davie Selke dhe Max Philipp.

Julian Nagelsmann që ka kaluar te RB Leipzig është emër tjetër së bashku me atë të Schalkes, Domenico Tedesco, janë dy emra tjerë që pëlqehen nga Federata Gjermane.

Sa i takon trajnerit, mediat gjermane parashikojnë strategun e Livepoolit, Jurgen Klop si pasuesin e Joachim Low.

Të fundit