Flash News

KRYESORE

Gjermania përforcon apelin: Shtyrja e zgjedhjeve, as largimi i Kryeministrit nuk janë tabu

Gjermania përforcon apelin: Shtyrja e zgjedhjeve, as largimi i

Dy deputetët gjermanë Johann David Wadephul (zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman, njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor) dhe Christian Schmidt, CSU (raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal), për të dytën herë brenda 10 ditësh u kanë bërë thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që të dialogojnë pa kushte.

Gazetarja e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka sqaroi për Top Channel se; “Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar se nuk mund të ketë tabu, as data e zgjedhjeve dhe as largimi i kryeministrit nuk mund të jenë parakusht për t’u ulur në tryezën e dialogut”.

Kujtojmë që Edi Rama i ka dërguar tre herë letër të hapur kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ndërsa kryedemokrati shprehet i vendosur se nuk do këtë dialog me të.

Të fundit