Flash News

KRYESORE

Gjermania përgatit terrenin për të kundërshtuar me çdo çmim pavarësinë e Katalonjës: Republikë bananesh që rrezikon ballkanizmin

Gjermania do të kundërshtojë me çdo çmim përpjekjet e katalanasve për t’u shkëputur nga Spanja me referendumin e parashikuar më 1 tetor.

Në faqen shtetërore të Gjermanisë, ‘Deutsche Welle’ është publikuar një artikull i Leo Wieland, i cili e konsideron referendumin si “grusht të fortë shteti”.

‘DW’ i paraprin gjithnjë qëndrimeve që shpesh herë mbahen nga qeveria gjermane në çështjet evropiane. Në këtë media prej javësh publikoheshin komente dhe lajme për bllokimin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, qëndrim që u konfirmua nga Angela Merkel dhe Martin Schulz vetëm një javë më parë.

Leo Wieland shprehet se ‘në 1 tetor do të mbahet një referendum i improvizuar - pa asnjë garanci të shtetit juridik. Edhe ligjet e saj për referendumin mund të qenë miratuar në një republikë bananesh, po të kesh parasysh përmbajtjen, procedurën dhe shtypjen e vërejtjeve të opozitës’.

Ai madje flet për një ballkanizim të Spanjës që nuk i intereson asnjë partneri në Europë.

“Një ballkanizim i fuqisë së katërt ekonomike për nga madhësia në Eurozonë do të ishte një shaka e çmendur. Ai do t'u sillte të gjithë pjesëmarrësve me dhimbje dhe me dëme të mëdha një kaos iberik si të Brexitit. Për këtë nuk mund të jetë i interesuar asnjë partner i Spanjës.”

Gjithsesi, Leo Wieland nuk merr parasysh në komentin e tij se Katalonja është rajoni më i pasur dhe më i zhvilluar ekonomikisht i Spanjës. Për shekuj të tërë, Katalonja ka qenë kryeqendër e rajonit Iberik dhe pikë e rëndësishme e Mesdheut. Historia dhe e tashmja tregojnë se pavarësisht vendimit në referendum, nuk do të jenë katalanasit ata që do shkatërrojnë këtë zhvillim të lartë që kanë, për të përfunduar në ‘Ballkanin e dytë të Mesdheut’.

Gjithsesi, pas Britanisë së Madhe, Gjermania pritet të bëhet shumë shpejt një prej kundërshtareve më të mëdhaja të pavarësisë së Katalonjës. Ndërkohë, me interes pritet qëndrimi i Francës, fqinje me Katalonjën, dhe Italisë, shtet që ka patur gjithnjë lidhje të forta me rajonin e pasur iberik.

Të fundit