Flash News

KRYESORE

Gjermania regjistron numrin më të lartë të viktimave në 24 orë nga Covid-19, reagimi i Merkel

Gjermania regjistron numrin më të lartë të viktimave në

Numri i vdekjeve në Gjermani është rritur me 266 gjatë ditës së kaluar, sipas qendrës së kontrollit të sëmundjeve, duke shënuar rritjen më të madhe 24 orëshe të viktimave që nga fillimi i shpërthimit të coronavirusit të vendit.

Në total, 2.373 njerëz kanë humbur jeten nga virusi në Gjermani, tha Instituti 'Robert Koch'.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka arritur në 113.525, ndërsa u shënuan  5,323 persona në 24 orët e kaluara.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit social gjatë Pashkëve, duke shtuar se numri i personave të infektuar nga virusi po pëson rënie.

"Kurba e coronavirusit po rrafshohet pak dhe numri i të infektuarve aktualisht po bie paksa", tha Merkel.

Gjermania deri më tani ka patur një numër më të ulët të vdekjeve krahasuar me vendet e tjera të mëdha evropiane si Italia dhe Spanja, dhe ka zbatuar një program testimi në shkallë të gjerë për të identifikuar rastet në mesin e popullatës së tij.

Të fundit