Flash News

KRYESORE

Gjermania shënon rënie të infeksioneve, por nga sot përdorimi i maskave është bërë i detyrueshëm

Gjermania shënon rënie të infeksioneve, por nga sot

Duke filluar nga sot, në Gjermani përdorimi i maskave në ambiente publike dhe në dyqane është bërë i detyrueshëm nga qytetarët.

Gjermania ka regjistruar 1,018 infeksione të reja me coronavirus, një shifër që edhe pse është më e ulët në krahasim me numrat ditorë të javës së kaluar, janë vënë na zbatim masa të reja.

Gjermania javën e kaluar filloi të lehtësojë masat e bllokimit, por sot e bëri të detyrueshëm veshjen e maskave në ambiente publike. Rregullorja do të mbetet në fuqi të paktën deri në 3 maj.

Edhe kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin nga afër masat e distancimit shoqëror për të parandaluar një valë të re të infeksionit.

Të fundit