Flash News

KRYESORE

Gjermania si Amerika: Zgjedhje të parakoshme me sistem të ri elektoral, nëse vendos Kushtetuesja

Gjermania si Amerika: Zgjedhje të parakoshme me sistem të ri

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme për 30 qershorin, Gjermania dhe SHBA janë bashkuar sa i takon legjitimietit të tyre. Ashtu siç ka përsëritur Mathew Palmer, edhe partitë në pushtet, CDU/CSU u kërkojnë partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, madje nëse ajo vendos për përsëritjen e zgjedhjeve, ato të zhvillohen me sistem të ri zgjedhor.

"Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor", shkruhet në kushtin e deputetëve gjermanë, pas plotesimit te nente kushteve te para.

Para 30 qershorit, Gjermania deklaroi se shtyrja e tyre do të ishte një vendim i drejtë, ndërsa SHBA nguli këmbë që ato të zhvillohen, qoftë edhe pa opozitën me kushtin që të respektohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kur ajo të krijohet.

Veç ketij kushti, Gjermania ka vene edhe gjashet kritere te tjera ne fazen e dyte per te hapur bisedimet e Shqiperise me Bashkimin Europian:

  • Gjatë zbatimit të disa prioriteteve kyçe faktikisht u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale.
  • Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj. Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.
  • Shqipëria është në një krizë të rëndë politike pa zgjidhjen e së cilës hapja e negociatave vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Bundesatg i bën thirrje palëve politike të hedhin të gjithë hapat e mundshëm për të zgjidhur sa më shpejt krizën e rëndë politike.
  • Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jo funksionale.
  • Reforma Zgjedhore nuk është miratuar dhe rekomandimet e OSBE-ODIRH nuk janë zbatuar.
  • Deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga Prokuroria për ata që akuzohen për blerje votash. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt.
  • Të hetohen zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë.
  • Reforma e administratës publike po përparon ngadalë.

Vendimi perfundimtar do te vendoset me 18 tetor nga Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian.

Të fundit