Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi
Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me nje kompani private apo strukturë publike hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani.
Efekti i tij i menjëhershëm është rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për të mësuar gjemanishten si një parakusht për të siguruar një kontratë pune.
Burime zyrtare nga Ambasada gjermane në Tiranë pohojnë për DW se gjatë vitit 2017 kjo ambasadë ka dhënë viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Ligji i sipërpërmendur i shoqëruar me njoftime në mediat gjermane për vende të lira pune, sidomos për mjekë dhe infermierë, po ushqejnë tek rinia shqiptare e diplomuar në mjekësi dëshirën për të emigruar dhe punuar në Gjermani.
Gjermania - vendi i preferuar për emigrim të ligjshëm
Në kursin e gjermanishtes të nivelit C në Qendrën Goethe në Tiranë po zhvillohen orët e fundit të mësimit për 2017-ën. Në janar pjesëmarrësit në këtë kurs do të japin provimin. Kush e merr do të pajiset me diplomën e gjuhës, që njihet edhe në Gjermani. Kush kërkon të emigrojë dhe përpiqet për një kontratë pune ka me këtë diplomë në dorë një armë të mirë. Në këtë kurs bisedoj me tre vetë të dipolomuar në Tiranë. Të ndryshëm, por me ëndrrën e përbashkët për të emigruar dhe punuar në mënyrë legale në Gjermani.
Nëse më shkon mbarë ...
Aurora Likani është nga Fieri dhe po specializohet si mjeke për analizat klinike-biokimike në Laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza” në Tiranë. Për specializimin dyvjecar ajo paguan rreth 1000 euro në vit.
"Dua të shkoj në Gjermani sapo të marr diplomën si mjeke specialiste laboratori. Laboratori ku bëj specializimin i është dhënë vitin e kaluar një kompanie private me koncesion, e cila ofron shërbimin me fondet shtetërore, fondet publike dhe ka akses të plotë tek aparaturat dhe personeli mjekësor.
Për fat të keq, ajo që ndodh në këtë laborator është përdorimi i kiteve me cilësi të ulët për të bërë analizat, pasi kështu kompania nuk harxhon shumë para nga fondet e marra prej shtetit dhe i ngelet më shumë fitim. Por ka analiza që kërkojnë kite me cilësi të lartë. Nëse kundërshton, kompania të pushon nga puna dhe specializimi ndërpritet. Kjo më ka demotivuar shumë dhe është bërë shkas që të mendoj për të emigruar në Gjermani dhe për të kërkuar një kontratë pune në një strukturë shëndetësore gjermane. Nëse më shkon mbarë do të marr edhe familjen time, prindërit dhe vëllain dhe nuk do të kthehem në Shqipëri. Nëse nuk më shkon, mbarë do të kthehm dhe me dijet e përvojën e fituar dhe do të ngre një laborator analizash bio-kimike” tregon Aurora planet e saj.
Dua të kontriboj për vendin tim
Ndryshe nga ajo është projektuar Romina Berellari nga Tirana. Ajo është diplomuar në mjekësi në Universitetin Katolik italian „Zoja e Këshillit të Mirë”, diploma e të cilit njihet në Itali dhe në të gjitha vendet anëtare të BE-së. " Kam bërë specializim në Itali por nuk kam mbetur e kënaqur.
Teknologjia është më e përparuar se në Shqipëri por mjeku specializant ngarkohet edhe me përgjegjësi të tjera dhe ka pagën shumë të ulët, 1.200 euro. Dua të shkoj në Gjermani dhe të specializohem për mjeke dermatologe ose kirurge. Familja do të më mbështesë financiarisht. Pasi të specializohem dua të kthehem në Shqipëri, të kontriboj këtu, në vendin tim".
Në Gjermani në mënyrë të ligjshme
Edhe Johan Haviari nga Tirana është diplomuar në Universitetin Katolik „Zoja e Këshillit të Mirë" dhe ka studiuar atje për 6 vjet. "Prindërit e mi kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme duke paguar një tarifë prej 4. 500 eurosh për çdo vit akademik. Kur isha student vajta tre muaj në Këln dhe më pëlqeu shumë mjedisi i punës dhe sjellja e mjekëve. Pres të jap provimin e gjuhës në janar dhe të aplikoj për të bërë specializimin në kirurgji të përgjithshme në Këln. Për mua sistemi shëndetësor në Shqipëri është i pareformuar.
Nëse bën specializim duhet të punosh 10 orë në ditë, edhe të shtunave, me një page prej 270 euro në muaj, të paguash edhe 1000 euro në vit tarifë për specializimin. Pas specializimit, Ministria e Shëndetësisë, të cakton vendin e punës. Nëse nuk shkon, të hedhin në gjyq. Funksionon ende nepotizmi, lidhjet familiatre dhe miqësore, gjë që është një problem i madh. E kam vendosur të shkoj në Gjermani dhe të specializohem për kirurgji të përgjithshme. Dua të jetoj dhe punoj në Gjermani në mënyrë të ligjshme. Në Shqipëri ndofta kthehem pas 20 vitesh, ndofta jo” - thotë Johani.
Dukuri pozitive?
Qeveria e Tiranës e konsideron dukuri pozitive emigrimin e ligjshëm të rinisë së shkolluar në universitetet vendase. Dija dhe përvoja e tyre në vende në avanguardë si Gjermania i vlen zhvillimit të vendit, nëse një pjesë e tyre do të kthehet. Nga ana tjetër ky emigrim frenon emigrimn e parregullt dhe azil kërkimin, që mbetet ende problem./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38



