Flash News

KRYESORE

Gjermania vuri kusht “kokën” e Saimir Tahirit, kujt do t'i shkojnë votat e ish-ministrit të Ramës në zgjedhjet lokale?

Gjermania vuri kusht “kokën” e Saimir Tahirit, kujt do t'i

Ndonëse motorët e fushatës për zgjedhjet lokale të 2019-ës nuk janë ndezur plotësisht, puna në grupet organizatore ka nisur prej kohësh.

Në partitë kryesore ka nisur përllogaritja e votave në zona të caktuara, por ajo më e nxehta mbetet në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur gjatë në këtë çështje.

Ajo ka deklaruar se 41 mijë vota në Tiranë i përkasin bindshëm LSI, por Kryemadhi ka bërë një përllogaritje edhe për votat e Saimir Tahirit, i cili ka qenë edhe ish-kreu i PS në kryeqytet.

“Nuk e dimë ende nëse 8 bashkitë që kemi ne a do konfirmohen kandiatët. E para një herë nuk e dimë ende për kandiatët. Ne do bëjmë një bilanc me bashkitë tona. Përgatitja dhe diskutimi ka filluar sepse në radhë të parë kemi filluar diskutimin por çështjen e këshilltarëve. Kush ishin anëtarë kryesorë dhe në struktura nuk duhet të ishin në listat e këshilltarëve dhe merreshin njerëz nga jashtë partisë për të qenë pjesë e grupeve të këshilltarëve. Kjo nuk do ndodhë më. Sepse këshillatarët bashkiakë janë të rëndësishëm dhe do jenë pjesë e strukturave. Më parë funksiononte ndryshe me idenë për ta hapur partinë. Shifrat e LSI në Tiranë e përmbysin gjithçka. Janë 41 mijë votat e LSI në Tiranë janë 41 mijë vota të egra të LSI që janë vetëm për LSI. Në Tiranë PS ka votat e PS por duhet të llogarisim edhe votat e Saimir Tahirit. 70 për qind e bazës së PS është e pakënaqur”, u shpreh Kryemadhi.

Kujtojmë se Tahiri është një nga politikanët më të sulmuar që pas akuzave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, bashkë me bandën e Habilajve, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

Ai është cilësuar si prova dhe kushti që Gjermani i ka vendosur kryeministrit Rama gjatë takimit dy-ditor në Berlin për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe hapjen e negociatave me BE.

Të fundit