Flash News

KRYESORE

Gjermeni përdoret vetëm si figurë, Vangjush Dako i merr detyrën dhe bën një gafë para kryeministrit

Gjermeni përdoret vetëm si figurë, Vangjush Dako i merr

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni është vendosur nga kryeministri Edi Rama e para në listën e PS në Durrës, por ashtu siç pritej, ajo po përdoret vetëm si figurë.

Fushatën e PS në qytetin bregdetar do e udhëheqë kryebashkiaku Vangjush Dako dhe kjo u konfirmua në Kongresin Elektoral. Ishte Dako ai që prezantoi përpara militantëve kandidatët për deputetë, ndonëse për qarqet e tjera këtë detyrë e kryen kandidatët e parë në listë, ata që udhëheqin fushatën.

Megjithatë, Dako nuk e ka kryer siç duhet detyrën e Gjermenit pasi në një moment ai pranoi se mazhoranca do të hyjë e vetme në zgjedhje, pa opozitë, ndryshe nga sa pretendon Rama, i cili shprehet se është “demokracia ajo që krijon opozitën dhe jo e kundërta”.

“Do të donim të kishim përballë kundërshtarët tanë, por ata zgjodhën rrugën e rrugës, por ne kemi vendosur të shkojmë të vetëm (në zgjedhje)”, tha Dako që gjithsesi mori duartrokitjet e kolegëve të ngjitur në podium.

Të fundit