Flash News

KRYESORE

Gjesti madhështor i Majlinda Kelmendit, shet medaljen e artë për fëmijët me kancer

Ambasadorja e Care of Kosova Kids njëherësh edhe fituesja e medaljes së artë në Lojrat Olimpike, Majlinda kelemendi ka dhuruar medaljen e saj për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Kelmendi u ka bërëthirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së komunitetit  BERZH për të ndihuar këta fëmijë.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaqet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj", ka shkruar Kelmendi në mesazhin e saj.

 

Të fundit