Flash News

KRYESORE

Gjesti i pahijshëm ndaj Trump bëri që të pushohej nga puna

Gjesti i pahijshëm ndaj Trump bëri që të pushohej nga puna

Fotografia e një gruaje që po i jepte biçikletës krah makinave luksoze të presidentit të Amerikës, Donald Trump është bërë virale në një kohë të shkurtër.

Juli Briskman u pushua menjëherë nga puna, pasi në pamje shfaqej duke bërë një gjest të pazakontë dhe të pahijshëm ndaj një zyrtari të lartë.

Gjithçka ndodhi me 28 tetor kur Trump po shkonte në rezortin e tij të golfit, ndërsa gruaja po ngiste biçikletën.

Vetëm një ditë pasi e publikoi në rrjetet sociale, kompania Akima LLC e telefonoi për një mbledhje, në të cilën u vendos se nuk duhet të kthehej më në punë.

E kontaktuar nga BBC, kjo kompani nuk ka pranuar që të japë komente rreth ngjarjes. (Ora News)

Të fundit