Flash News

KRYESORE

Gjetën të vdekur në garazh Shkëlzen Qorden, shoqërohen në polici punonjësit e Gardës

Gjetën të vdekur në garazh Shkëlzen Qorden, shoqërohen

Pas vdekjes së 31 vjeçarit, Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit Fatmir Xhafaj, janë shoqëruar në polici disa punonjës të Gardës të cilët do të merren në pyetje në lidhje me këtë ngjarje.

Ishin pikërisht punonjësit ata të cilët e gjetën të vdekur 31 vjeçarin brenda makinës në garazhin e Gardës.

Në reagimin e Gardës për median shkruhej, “Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërsa pritet rezultari i eksertizës për të dhënë përgjigjen nëse bëhet fjalë për një vrasje apo vetëvrasje.

Të fundit