Flash News

KRYESORE

Gjici sfidë Tiranës: I kemi mundur sa herë kemi luajtur me ta!

Gjici sfidë Tiranës: I kemi mundur sa herë kemi luajtur me ta!

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka folur në lidhje me situatat që po kalon klubi i tij dhe nuk preferon të quhet si pronar më, por si president nderi. Ai ka folur pas fitores me Partizanin dhe tregon se nuk ka pasur gjoba në klubin e tij.

KRITIKA – “Këto ekipet e fundit të tabelës na kanë prishur humorin, sidomos pika e lënë me Luftëtarin. Kështu që unë besoj se ekipi është në rrugën e duhur, por stafi teknik bashkë me ekipin gjithmonë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe t’i marrin ndeshjet një e nga një, në mënyrë që të realizojmë në fund objektivin”.

GJOBAT – “Unë nuk kam vënë gjoba, unë jam president nderi. Gjobat, nëse i ka vënë, i ka vënë klubi. Nuk besoj se ka pasur gjoba, ju gazetarët i vendosni dhe i hiqni gjobat vetë. Është puna juaj. Gjithsesi ekipi është mirë, është në vend të parë. Nuk është se kemi diferencë të madhe pikësh nga Tirana e vendit të dytë, kështu që duhet t’i vlerësojmë të gjithë ekipet e Superiores. Ky kampionat është i paparashikueshëm”.

FITORJA – “Partizani ishte i mbyllur prapa, po luante më shumë në mbrojtje. Na rrezikuan vetëm një herë në 90 minuta, kështu që çunat e kishin lojën nën kontroll. Natyrisht duhet ta dyfishonim rezultatin, por futbolli kështu e ka. Lojtari i ndeshjes? Të gjithë, nuk dua t’i ndaj, ishin mirë në ndeshjen me Partizanin”.

TRAJNERI – “Duro është trajner i Kukësit, është në vend të parë dhe nuk ka pse të themi që nuk është Duro, përderisa është në vend të parë dhe sidomos tani që mundi Partizanin”.

RIVALËT – “Tirana mësova se ka mundur Luftëtarin 5-1, por ndryshojnë ndeshjet nga ndeshjet. Natyrisht që Tirana ka ekip shumë të mirë, shumë cilësor, por ne e kemi mundur Tiranën sa herë që kemi luajtur me ta”.

Të fundit