Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjigandët Europianë të Supermarketeve: Shqipëria një treg shumë i mirë për produkte cilësore
Ekziston një ligj, i cili qëndron në bazë të çdo suksesi biznesi, ai quhet ligji i kërkesë-ofertës. Të bën miliarder, ose të le duarbosh. E gjithë bota e biznesit rrotullohet në këtë bosht. Por shpesh, tregëtarët shqiptarë vuajnë nga oferta e lartë kundrejt një kërkese të ulët, pra thënë thjesht, prodhim i tepërt dhe treg i vogël. Tregëtarët detyrohen të ulin çmimet e në këtë mënyrë të ardhurat zerohen.
Nëse fermerët shqiptarë do të shesin produktet vetëm për tregun vendas, do të furnizonin një treg prej pak më shumë se 1.5 milionë konsumatorësh. Kaq është kërkesa. Nëse do të eksportonin në Ballkan, do të furnizonin një treg prej rreth 40-50 milionë konsumatorësh.
Por imagjinoni një treg më të madh, një treg prej gjysëm miliardë konsumatorësh. Treg i madh, kërkesë e madhe, prodhim i madh, shitje e sigurtë, vende pune, fitime të mëdha. Nuk është e ardhme e largët. E ardhmja fillon tani.
Mundësi e artë eksporti në BE përmes gjigandëve europianë
Janë kohë optimiste për fermerët shqiptarë dhe ballkanas. Mbërrijnë gjigandët europianë të furnizimit të supermaketeve më të mëdhej në vendet e BE-së. Përfaqësues të GreenYard me qendër në Belgjikë kërkojnë produkte bujqësore nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia e rajoni për t’i eksportuar në Europë e për të furnizuar direkt supermarketet me famë ndërkombëtare si ALDI, BILLA, etj. Por kanë ardhur me një kusht! Kërkojnë produkte cilësore, ndaj dhe kanë planifikuar takime në Durrës e Divjakë në kompanitë Lea 2011, AgroDivjaka, ELKOS dhe AgroCon Albania si potenciale për produkte cilësore për eksporte. Këto ferma janë çertifikuar me standard cilësie, përmes projektit rajonal B-Redi të USAID për çertifikime me Global GAP, HACCP dhe ISO 22000, projekt i zbatuar në Shqipëri nga organizata CBS (www.cbs.al).
Ky projekt po i jep një hov shumë domethënës standardizimit të produkteve në Shqipëri dhe rajon, ndaj grupit të GreenYard, Tim ter Stege dhe Mihai Rades, Menaxherë të Shitjeve të GreenYard, u janë bashkëngjitur në këto takime edhe përfaqësuesit e lartë të USAID, Stephen Little, përfaqësues i zyrës për zhvillimin ekonomik të Europës dhe Euroazisë në USAID dhe Dennis Wesner, Zyrtar përgjegjës për Programet e Zhvillimit në USAID/Shqipëri, së bashku me përfaqësues të organizatës CBS.
Takimi i parë në fshatin Shën Vlash të Durrësit, në kompaninë ‘Lea 2011’, drejtuar nga Ardian Çitozi, një biznesmen me vizion të qartë. Eksporton gështenja dhe shalqi, kryesisht në Çeki dhe Itali. Çertifikimi HACCAP përmes projektit B-Redi ka bërë që eksportet e gështenjës së tij të marrin vulën e cilësisë. Së shpejti çertifikimi Global GAP për shalqinjtë do të mundësojë rritje eksporti në vendet e BE-së.
‘Pa çertifikim Global GAP, nuk depërton dot në marketet e mëdha. Supermarketet në Gjermani, Austri, Slloveni e Itali duan doemos këtë çertifikim të produkteve’ i thonë Ardianit përfaqësuesit e GreenYard. Një vizitë e shkurtër në linjën e përpunimt të gështenjave. Ardiani eksporton rreth 2 mijë ton gështenja në vit të grumbulluara kryesisht nga Tropoja e Kukësi, drejt Italisë, ku edhe përpunohen me avull e paketohen. Mungesa e përpunimit në Shqipëri ka bërë që gështenjat shqiptare të Ardianit të shiten me një markë italiane, edhe pse ai ka mundur t’i sjellë edhe në tregun shqiptar. Por suksesi i madh i Ardianit nuk janë vetëm gështenjat.
Pak kilomentra më tutje është ferma e tij e shalqinjve, më e madhja në Shqipëri. Ferma e Ardian Çitozit është 25 hektarë, mbjellë me varietete Krispie 4-5 kg, që jep 300-400 ton prodhim, Bostana 150 ton dhe Zucchero me peshë 4-7 kg dhe prodhim 100 ton. Rendimenti është 50-80 ton për hektarë. Një rendiment shumë i kënaqshëm. 20 Maji do të shënojë nisjen e vjeljes së shalqinit të hershëm, që është mbjellë në mes të shkurtit. Vjelja vijon deri në gusht, për fidanët e mbjellë më vonë. Ardiani synon të rrisë prodhimin por mbi të gjitha të diversifikojë produktet.
Eksperimeti i rradhës? Mbjellja e qiqrave. ‘Kam mbjellë 3 hektare dhe synoj të mbjell 500 ha, pasi kam kërkesë të madhe për t’i eksportuar‘ thotë Ardiani. Ai është i qartë kur thotë se ajo që u mungon fermerëve shqiptarë është njohja e tregut evopian. ‘Duhet të dimë çfarë kërkohet, cilët janë konkurentët, dhe cila është kërkesa konkrete’. Për këtë, përfaqësuesit e GreenYard janë eskpertë.
Orientimi i tregut si çelësi magjik
A keni shalqi të vegjël, 2-3 kg? Po kastraveca të vegjël? Po lulelakër e brokoli? Po avokado mbillni? Ndaj këtyre pyetjeve të përfaqëuesve të GreenYard, fermerët shqiptare ngrenë supet, por mbajnë shënim. Janë produktet që kërkohen sot në Europë. Produkte cilësore, me standard dhe për konsum familjar. Ndaj projekti B-Redi i USAID, shkon përtej çertifikimit. Synimi është edhe orientimi i tregut, pra një udhërrëfim se çfarë duhet të mbjellin, që oferta e tyre të përputhet me kërkesën e vendeve të BE-së. Interesi aktualisht është për produkte si shalqi, kryesisht të vogël e pa farë, lulelakër, brokoli, speca, kastravecë të vegjël, rrush pa farë, qershi, fiq e pjepër. Ata orientojnë fermerët se rendësi i kushtohet edhe selektimit dhe paketimit me gramaturë të caktuar. Ngricat e fundit në Itali e Spanjë, vende të mëdha furnizuese të tregut të BE-së, kanë sjellë mungesë të furnizimit me produkte bujqësore dhe kjo është një mundësi fantastike për eksportet shqiptare dhe rajonale.
Potenciali Ballkanik
Në Ballkan, dy janë çështjet në të rëndësishme për të tashmen, por mbi të gjitha të ardhmen. Siguria dhe ekonomia. E ndërsa rajoni nuk ka më konfliktet e dikurshme, sfidë mbetet ende ekonomia. Një treg i përbashkët e i madh sigurisht është më tërheqës për investitorët dhe eksportuesit se disa vende me tregje të vogla, secili më vete. Përfaqësuesit e GreenYard synojnë edhe këtë. Të jenë shpërndarës direkt të produkteve nga Shqipëria, Maqedonia e Serbia në Supermaketet e mëdha, duke garantuar treg të sigurtë dhe çmime konkuruese, përmes shkurtimit të rrugës nga fermeri te konsumatori. Përmes rritjes së cilësisë, përfitojnë edhe konsumatorët shqiptarë, që të kenë në treg të njëjtat produkte me standard me tregjet si Gjermania, Austria apo Italia. Është koha që Shqipëria e Ballkani të mos eksportojnë më konflikt për kthim pas, por produkte origjinale dhe cilësore për te ecur përpara drejt rritjes ekonomike./agroweb
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38