Flash News

KRYESORE

Gjiganti i veshjeve sportive u largua nga Shqipëria, ambasada i sugjeroi të mos investonte

Gjiganti i veshjeve sportive u largua nga Shqipëria, ambasada i sugjeroi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në sallën e Kuvendit largimin e një prej kompanive gjigante të veshjeve, e cila refuzoi të investonte në Shqipëri pas opinionit negativ të ambasadës së saj.

Berisha theksoi se asnjëherë nuk u ka kërkuar të huajve të mos investojnë në Shqipëri, qëndrim që sipas tij është mbajtur edhe nga drejtuesit e PD, por janë ambasadat ato që po largojnë kompanitë.

“E dini kush po u thotë të mos investojnë në Shqipëri? Po u thonë rëndom ambasadat. A doni t’ju jap shembuj? Një nga gjigantët e botës për veshjet sportive erdhi të investonte në Shqipëri, i kërkoi një opinion ambasadës, e dini çfarë i tha ambasada, nuk është vendi i duhur për investime, iku nuk investoi”, tha ish-kryeministri.

Sipas Berishës, investitorët rëndësi kryesore i japin sigurisë dhe jo miliardat dhe pikërisht këtu ka dështuar qeveria e Edi Ramës.

Të fundit