Flash News

KRYESORE

Gjika: Produktiviteti i grave në fasoneri jo i duhuri. Nga 8 orë, punojnë 4

Gjika: Produktiviteti i grave në fasoneri jo i duhuri. Nga 8 orë,

Gjergj Gjika, kryetari i Dhomës së Fasonistëve, i ftuar në A2 u shpreh se gratë kanë mungesë të theksuar të produktivitetit, në të gjitha fushat ekonomike por në veçanti në pjesën e fasonerisë, edhe duke marrësi shembull vendet e tjera të rajonit, që gjithsesi nuk kanë kushte më të mira.

Sipas Gjikës, “produktiviteti i grave shqiptare nuk është i duhur. Kanë kontratë për 8 ore në ditë, por punojnë 4 orë me rendiment”.

Fjalinë e ashpër ai e justifikon me faktin që “duhet të bëjnë kurse, trajnime” në mënyrë që të marrin profesionalitet, dhe bën një shembull futbollistik.  “Janë si disa futbollistë amatorë tanët,  që kanë talent por nuk trajnohen dhe nuk mund të shkojnë kurrë te Reali”.

Sipas tij, mungojnë profesionistët pasi sipas tij pjesa më punëtore e vendit ka ikur.

Të fundit