Flash News

KRYESORE

Gjika tregon Flamurtarin e artë: E nisëm nga zero!

Gjika tregon Flamurtarin e artë: E nisëm nga zero!

Ish-kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, foli në lidhje me projektin e Flamurtarit të tij. Ai mendon se ka bërë mjaft mirë kur ishte në krye të klubit, pasi ngriti një projekt nga zero.

"Kur punët bëhen me projekte, strategji dhe dashuri, edhe pse mund ta nisësh nga zero, rezultati nuk vonon. Këtu jemi në 2004 kur u zhvillua Asambleja dhe Flamurtarin e mori Bashkia!

"Ishim në kategori të parë, pa infrastrukturë, dhe siç e shikoni, pas dy vitesh u rikthyem fuqishëm! Shef klubi ishte Sokol Kushta, por drejtor për riorganizimin e klubit në 2005 erdhi Perparim Lushaj! Si drejtor i ekipit, Perparim Lushaj hodhi themelet e rifunksionimit të klubit duke u rikthyer në Superligë!

"Ilir Metaj, si shef, e ndërtoi institucionalisht klubin, u përmiresua ndjeshëm infrastruktura dhe u masivizua publiku! Erdhi koha për cilësi sportive, dhe për këtë arsye erdhi Geri Çipi si shef, duke e modernizuar klubin me përvojen e tij ndërkombëtare!

"Kemi pasur strategji të ndarë në 4 faza: 1- Rindërtimin e klubit Flamurtari dhe përmirësimin e infrastrukturës! 2- Modernizimin e institucionit, infrastrukturës dhe akademisë! 3- Synimin e cilësisë dhe titujve apo pjesëmarrjes në aktivitetet ndërkombëtare! 4- Përgatitja ligjore për privatizimin e klubit Flamurtari!”, përfundoi Gjika.

Të fundit