Flash News

KRYESORE

Gjiknuri dhe Ahmetaj u dhanë premtime, naftëtarët e ARMO-s sërish në protestë për pagat: Do hyjmë në grevë urie para Kryeministrisë

Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh dhe Fier kanë rinisur protestat për pagat e prapambetura, ndërkohë që kërkojnë edhe rifillimin e punës. Ata shprehen se janë mashtruar nga qeveria, pasi u është premtuar se do të marrin të gjitha pagat dhe figuracionet që nuk u janë dhënë prej muajsh.

Naftëtarët paralajmërojnë se do të nisin grevë përpara Kryeministrisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Gjithashtu, ata shprehen se nafta e ARMO-s vijon të shitet, por ata nuk po pranohen në punë, si dhe nuk u jepen rrogat.

Në fund të muajit dhjetor, naftëtarët u nisën në këmbë nga Ballshi drejt Tiranës, ku pasi disa orë protestash u pritën në takim nga ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe drejtori i ARMO-s, Besnik Sulaj.

Atyre u premtua marrja e plotë e pagave, por ndonëse u kaloi një pjesë e tyre, pjesa tjetër dhe siguracionet nuk janë hedhur, çka tregon se dy ministrat nuk i janë përmbajtur fjalës së tyre. 

 

Të fundit