Flash News

KRYESORE

Gjiknuri flet për sinjale dialogu me PD: Basha ka shpalosur disa kushte për ligjin e ri zgjedhor

Gjiknuri flet për sinjale dialogu me PD: Basha ka shpalosur disa kushte

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, e ka cilësuar praninë e përfaqësuesve të opozitës në nivel ekspertësh si një sinjal dialogu, kusht për kapërcimin e krizës politike.

Gjatë një deklarate për mediat, ai tha se kreu i PD, Lulzim Basha ka shpalosur disa nga kërkesat që duhet të adresojë ligji i ri zgjedhor

“Për mua tryeza është sukses për sinjalin e parë politik të dialogut që u dha, ndonëse e përfaqësuesi i PD mbajti një deklaratë politike dhe u largua, por mesazhi u dha se PD ka nisur të interesohet për procesin e reformës zgjedhore.

Me sa dëgjova, kreu i PD ka shpalosur disa nga kërkesat që duhet të adresojë ligji i ri zgjedhor. Për një reformë të gjithë pranuar duhet krijohet një dialog”, tha Gjiknuri.

I pyetur se si e komenton propozimin e PD për marrjen në dorë të reformës zgjedhore nga ndërkombëtarët, ai tha: Ata janë pjesë e këtij procesi, pjesëmarrja e PD në tryezë  është reflektim i bashkëpunimit nga ndërkombëtarët që PD të bëhet pjesë”.

Të fundit