Flash News

KRYESORE

Gjiknuri foto me këshilltarin e Trump: Do konsolidohet aleanca Shqipëri-SHBA

Gjiknuri foto me këshilltarin e Trump: Do konsolidohet aleanca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjerë.

Deklarata vjen nga këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare Herbert Raymond McMaster, sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili realizoi një foto dhe një bisedë të shkurtër me të.

Në një status në facebook, ministri Gjiknuri bën të ditur se në bisedën miqësore me këshilltarin e Presidentit Trump u diskutua edhe konsolidim e mëtejshëm të aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë.

Gjatë vizitës në Amerikë, Gjiknuri mori pjesë në forumin mbi çështjet e sigurisë dhe perspektivës integruese të vendeve të Europës Juglindore, organizuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, ai theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit dhe ndërlidhjen mes tyre si hapi më i sigurt drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ministri zhvilloi takime me anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  si dhe me drejtues të “McCain Institute”, një prej strukturave më serioze në fushën e përgatitjes së lidershipit ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi, ministri konfirmon se u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në programet e trajnimit për fushën e hidrokarbureve.

Të fundit