Flash News

KRYESORE

Gjiknuri i lë karrigen ministres së re, i jep dhe një porosi: Na fto kur të organizosh ndonjë festë

Gjiknuri i lë karrigen ministres së re, i jep dhe një porosi: Na

Belinda Balluku, ministrja e re e Transporteve dhe Energjisë, ashtu sikundër ministrat e tjerë të rinj të kabinetit qeverisës, kanë nisur sot zyrtarisht nga detyra.

Ish-ministri Damian Gjiknuri zgjodhi që pasuesen e tij në detyrë ta priste në zyrë ku zhvilloi edhe një takim prezantues të ministres së re me stafin drejtues të ministrisë së Transporteve.

Në videon e publikuar nga ERTV, në momentin e largimit nga mbledhja Gjiknuri kishte edhe një porosi për Ballukun, ku i kërkoi që ta ftonte kur të organizonin festa.

“Ju uroj gjithë të mirat, do shihemi në okazione të tjera. Kur të organizosh ndonjë festë neve do na ftosh. Kalofshi mirë”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit