Flash News

KRYESORE

Gjiknuri i paraprinë milionat për autostradën Tiranë-Durrës, tregon shumën në euro vetëm për ta asfaltuar

Gjiknuri i paraprinë milionat për autostradën

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka dhënë sërish shpjegime për tarifën e miratuar në Rrugën e Kombit.

Fillimisht ministri e dënoi dhunën e përdorur nga protestuesit, ndërsa sqaroi sërish se tarifa është vendosur për mirëmbajtjen e rrugës.

Po ashtu, Gjiknuri mori si shembull autostradën Tiranë-Durrës, duke thënë se duhen miliona euro vetëm për ta riasfaltuar.

“Kemi marrë masat për riveshjen e asfaltit, por që të kthehet në standard duhen 20-30 milionë euro. Ky është një shembull se si degradon një aset që nuk mirëmbahet”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Po ashtu, edhe më herët, kryeministri Rama e ka cilësuar këtë aks nacional si një “hata” dhe një rrugë që nuk mund të cilësohet më si një autostradë për shkak të gangrenizimit që ka pësuar ndër vite.

Të fundit