Flash News

KRYESORE

Gjiknuri inspektoi dublimin e urave te ‘Rruga e Kombit’ por nuk sqaroi kush është financuesi, shteti apo koncensionari

Gjiknuri inspektoi dublimin e urave te ‘Rruga e Kombit’ por nuk

Ditën e djeshme, në njoftimin e shpërndarë nga ministria e Transporteve dhe Energjisë, thuhej se ministri Damian Gjiknuri inspektoi punimet që po bëhen për dublimin e urave në ‘Rrugën e Kombit’.

Kjo rrugë, është dhënë me koncension, çka do të thotë se shumë shpejtë, përdoruesit e saj do të paguajnë sa herë do të kalojnë te kjo rrugë. Qeveria ka thënë gjithashtu se firma koncensionare ka marrë përsipër jo vetëm mirëmbajtjen e rrugës por edhe përfundimin e disa urave si dhe ndërtimin e mbikalimeve.

Por në njoftimin e djeshëm për mediat, ministria e Transporteve nuk jep sqarime nëse punimet që u inspektuan nga Gjiknuri, (dublimi i urës) me paratë e kujt ndërtohet, të buxhetit të shtetit apo të firmës koncensionare?

Duke ju referuar njoftimit të shpërndarë për mediat, thuhet se Gjiknuri shoqërohej vetëm nga Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, dhe nuk përmendjen në asnjë moment asnjë përfaqësues i firmës koncensionare. Gjithashtu, edhe në pamjet filmike, punonjësit që rrethojnë ministrin, teksa ky po jep prononcimin, mbajnë të veshur jelekun ku shkruhet ARRSH dhe emri i firmës koncensionare nuk shfaqet në asnjë vend.

Ministria e Transporteve ka detyrimin të sqarojë këtë pikëpyetje. Kush e financon dublimin e urave në ‘Rrugën e Kombit’?/Politiko.al

Të fundit