Flash News

KRYESORE

Gjiknuri konfirmoi pjesëmarrjen, reagon Vasili: Mbledhja e djeshme provokim, çdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik është përgjegjësi e PS

Petrit Vasili nga LSI  i është përgjigjur konfirmimit të Damian Gjiknurit nga radhët e PS mbli mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Ai shprehet se vijimi i punës në Këshill është një detyrim për qytetarët, ndërsa shton se mbledhjet si e djeshmja, ku opozita jashtëparlamentare nuk mori pjesë nuk mund të jenë pjesë e axhendës politike.

Vasili paralajmëron se çdo bllokim të njëanshëm të Këshillit Politik përgjegjësinë do e mbajë PS.

EMAILI I PETRIT VASILIT

"Këshilli Politik nu kka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme dhe konsualiteti ka udhëhequr atë që nga fillimi i tij.

Mbledhjet e njëanshme si ajo e djeshmja janë thjesht një provokim në funksion të axhendës politike të kryeministrit, por që nuk ka qenë dhe as mund të jetë në axhendën e Këshillit Politik.

Diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik  i drafteve të diskutuara por jo të miratuara, është detyrim. Dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve, që janë pjesë e pikës 11 të marëveshjes së 5 qershorit, është thjesht një provokim që minon konsensusin dhe dialogun.

Çdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik është përgjegjësi që bie vetëm mbi partinë socialiste. Vazhdimi i punës normale të Këshillit Politik është një detyrim ndaj qytetarëve për integrimin europian, partnerëve ndërkombëtarë, zgjedhjeve të lira."

Të fundit