Flash News

KRYESORE

Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik: Plotësuam çdo kërkesë të opozitës, për 2-3 ditë teksti në Kuvend

Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik: Plotësuam çdo

Bashkëkryetari i tryezës së Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik tha se puna për amendimet e Kodit Zgjedhor ka përfunduar dhe janë plotësuar kërkesat e opozitës.

Ai sqaroi se për 2-3 ditë teksti do të shkojë në kuvend.

Përfunduam punën për amendimet e Kodit Zgjedhor ku gjetëm dakordësi për të gjitha pikat e mbetura. Plotësuam kërkesat e opozitës, për ato garanci që kanë ekzistuar te ligji aktual, pavarësisht se disa nga standardet e ODHIR kërkonin ndryshime. Për ne është më e rëndësishme që ligji zgjedhor të reflektojë shqetësimet, frikërat apo edhe të kaluarën e afërt të opozitës në mënyrë që të hyjmë në zgjedhje me një ligj të gjithë pranuar.

Nga ana tjetër ekspertët morën detyrë që ta zbardhnin këtë tekst dhe për dy-tre ditë teksti do ti dërgohet Kuvendit. Kemi rënë dakord që për ligjin e ri zgjedhor që do të impelmentohet pas zgjedhjeve vendore të radhës që hyjnë në fuqi pasi kalojnë dy palë zgjedhje menduam që të çojmë një pjesë të dytë të legjislacionit shumë shpejt në Kuvend”, tha Gjiknuri.

Të fundit