Flash News

KRYESORE

Gjiknuri përshëndetet në Uashington me Mike Pompeo, i pranishëm në konferencën e rëndësishme

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka arritur të përshëndetet me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretarin e Energjisë, Rick Perry, gjatë Konferencës Botërore të Gazit që u zhvillua në Uashington.

“Me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry, gjatë pritjes së organizuar në Departamentin e Shtetit. Shkëmbyem mendime për projektet e sigurisë energjetike dhe rolin e Shqipërisë në to. Mbështetje për atë çka po bën Shqipëria”, shprehet Gjiknuri.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, e cila e vendos theksin te rëndësia e gazsjellësit TAP.

“Ishte e nderuar të shoqëroja Damian Gjiknurin. Kishim shumë për të diskutuar me Mike Pompeo dhe Rick Perry në Konferencën Botërore të Gazit (WGC). Shqipëria është ftuar për herë të parë për të qenë pjesë e kësaj konference. Gazsjellësi TAP është vendosur në hartën e tregut të energjisë dhe shpërndarjes”, shprehet Faber.

Të fundit