Flash News

KRYESORE

Gjiknuri pranon propozimin e opozitës: Mbledhja e Këshillit Politik spostohet në orën 12:00

Gjiknuri pranon propozimin e opozitës: Mbledhja e Këshillit Politik

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka pranuar propozimin e opozitës së bashkuar për shtyrjen e mbledhjes së nesërme, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në orën 12:00 për ditën e premte, 17 shtator.

Kujtojmë se, përmes një letre të hapur, Bylykbashi dhe Vasili kërkuan shtyrje e orarit të mbledhjes nga ora 10:00 në 12:00.

"Mirëmbrëma. Ju njoftoj se me kërkesën e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e Këshillit Politik është spostuar për në orën 12:00. Pra, nesër në orën 12:00 në të njëjtin vend. Thnx", shkruan Gjiknuri.

Të fundit