Flash News

KRYESORE

Gjiknuri: Rama ka të drejtë të na shkarkojë madje pa na dhënë asnjë shpjegim

Gjiknuri: Rama ka të drejtë të na shkarkojë madje pa na

Ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, thotë se kryeministri ka të drejtë të bëjë ndryshime sa herë që e shikon ai të nevojshme madje pa dhënë asnjë shpjegim.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Gjuknuri u shpreh se çdo ministër është në provë.

“Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme këtu, sepse çdo ministër është në provë.  Ministri është aty për shkak të vullnetit të kryeministrit, nuk ka ndonjë mandat të veçante. Mandat ka kryeministri së bashku me ekipin e tij dhe kryeministri ka të drejtë të bëjë ndryshime sa herë që e shikon ai të nevojshme, madje pa dhënë asnjë shpjegim”, deklaroi Gjiknuri.

Të fundit