Flash News

KRYESORE

Gjiknuri thotë se u takua me drejtues të ‘Exxon Mobile’, por fotot tregojnë një situatë tjetër

Gjiknuri thotë se u takua me drejtues të ‘Exxon Mobile’,

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ndodhet në Uashington dhe së fundmi njofton se se është takuar me drejtues të ‘Exxon Mobile’, kompania e naftës që është drejtuar nga Rex Tillerson, sot Sekretar Shteti i SHBA-së.

“Gjatë takimit me drejtues të kompanisë së mirënjohur amerikane Exxon Mobile ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe potencialet që ofron Shqipëria në sektorin e naftës e gazit”, shkruan Gjiknuri.

Por nga fotot e publikuara nga vetë ministri shqiptar kuptohet se nuk kemi të bëjmë me “(disa) drejtues”, por me një person të vetëm. Damian Gjiknuri, ambasadorja Floreta Faber dhe një asistente, kanë përballë vetëm një grua, emri dhe statusi i së cilës nuk bëhet i ditur dhe që mban përpara vetëm një bllok që ka qëndruar gjatë gjithë kohës i mbyllur.

Më shumë detaje nuk janë dhënë nga ministri se çfarë është diskutuar në takim, por nëse vërtet ‘Exxon Mobile’ ka shfaqur interes për Shqipërinë, atëherë vendi ynë mund të konsiderohet “Lindja e Mesme e Europës”. ‘Exxon Mobile’ prodhon 3% të naftës në botë, duke u renditur e pesta, ndërsa sipas ‘Forbes’, është kompania e nëntë në botë sa i përket vlerës dhe fitimeve që ka.

Të fundit