Flash News

KRYESORE

Gjiko e pranon se Elita paska qenë e dashura e parë e tij

Gjiko e pranon se Elita paska qenë e dashura e parë e tij

Shpesh herë krijohet mendimi se reperët dhe këngëtarët e famshëm që i këndojnë markave dhe luksit e makinave të shtrenjta, janë të rrethuara me femra të bukura dhe të dashura pafund.

Por jo gjithmonë është kështu.

Pavarësisht profilit të tij që ka krijuar si këngëtar e reper, Gjiko është tjetër njeri në jetën familjare. Shumë romantik ndaj Elitës dhe një baba i përkushtuar ndaj Zërit.

Dhe besojeni ose jo, Gjiko nuk paska pasur një të dashur tjetër më parë. Elita është e para.

Në një intervistë për "NIN" në Klan Kosova ndër pyetjet e rubrikës “Haje ose Thuaje” ishte edhe një se cila ka qenë e dashura e tij para Elitës.

Dhe ai u përgjigj duke thënë:

“Elita është femna ime e parë.”

Para mosbesimit të prezantuesit Alaudin Hamiti, e përsëriti:

“Po.”

“Domethënë, s’ke patur të dashur para?”

“Jo!”

“Po one night stands?”

“Po tani, mos ia…”, u përgjigj Gjiko, “N’televizor s’do i them të gjitha.”

Të fundit