Flash News

KRYESORE

Gjiko lajmëron bashkëpunimin me Elitën: Ajo ka një zë shumë të bukur

Gjiko lajmëron bashkëpunimin me Elitën: Ajo ka një zë

Reperi i njohur  Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, prej disa kohësh janë në një lidhje dhe shpesh e shprehin dashurinë që kanë mes tyre edhe në publik.

Mbrëmjen e djeshme Gjiko ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ka folur edhe për marrëdhënien me partneren.

I pyetur se kush e udhëheq lidhjen në çift, reperi është shprehur se kjo gjë varet sipas rasteve.

“Kjo varet kush e ka vizionin më të fortë, në disa raste e ka Elita në disa raste unë. Për shembull në dekorimin e dhomave ajo ka më shumë vision”, ka thënë këngëtari.

Ndërkohë Gjiko ka shtuar se Elita ka një zë shumë të mirë dhe po mendon të realizojë një bashkëpunim me  të.

“Po mendoj të bëj një këngë me Elitën, ka zë shumë të bukur", është shprehur ai.

https://www.instagram.com/p/Bj-sq0cHZlU/?taken-by=topchannelalbania

Të fundit