Flash News

KRYESORE

Gjimnazistët në Fier nuk bëjnë mësim, klasat nuk kanë banka dhe karrige

Gjimnazistët në Fier nuk bëjnë mësim, klasat nuk

Në ditën e tretë të shkollës, 150 nxënës të gjimnazit “Perikli Ikonomi” në Fier nuk janë ulur akoma në bankat e shkollës për të zhvilluar mësim sepse ato mungojnë.

Godina është restauruar dhe mendohet se bankat dhe karriget janë zhvendosur gjatë kohës që janë zhvilluar punimet disa kohë më parë, por nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Shkolla ka gjithsej 800 nxënës ndërsa 150 prej tyre i kanë klasat pa karrige dhe banka.

Edhe mësuesit i kanë zyrat e boshatisura ndërsa Drejtoria Arsimore sqaroi se klasat do të kompletohen brenda pak ditësh.

Të fundit