Flash News

KRYESORE

Gjimnazistja i shkruan Berishës: Librat e vitit të parë shiten së bashku me ato të vitit të dytë!

Gjimnazistja i shkruan Berishës: Librat e vitit të parë shiten

Ish-kryeministri Sali Berisha poston në faqen e tij në rrjetin social facebook mesazhin e një gjimnazisteje, e cila i ankohet për një problem në lidhje me shitjen e lbirave. Sipas Berishës, “Gjimnazistja dixhitale denoncon: Ndeshkimin qe ju behet atyre me librat e shkolles! Lexoni mesazhin e saj! Sb”

"Pershendetje z..Berisha! Uroj te jeni mire! Dua te bej publik nje problem tjeter qe ka dale me librat e shkolles pervec atyre problemeve qe dihen. Shumica e librave (flas per vitin e pare te shkolles se mesme) shiten se bashku me ato te vitit te dyte. Pra, me detyrim une duhet te marre fiziken, matematiken, kimine etj.qe jane per vtin e dyte perndryshe une nuk mund te marre as ato libra qe jane per vitin e pare, kur mua me duhen vetem ato te vitit te pare! Nese mundeni ta beni publik kete problem..., ndoshta merr nje zgjidhje! Faleminderit, kalofshi mire!"

Nuk dihet se sa qëndron si problem, por shqetësim mbetet shitja e librave dhe sidomos mungesa e disa titujve të rëndësishëm për arsimin e mesëm.

Të fundit