Flash News

KRYESORE

"Gjin Gjoni kandidat i PD", paralajmëron Yuri Kim: Do mbani përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin tuaj

Ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar liderët e partive politike në Shqipëri se do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do të garojnë nën siglën e partive të tyre.

Përmes një postimi Facebook Kim shkruan se liderët partiakë duhet të mos dëmtojnë demokracinë duke vendosur në listat e tyre kandidatë për deputetë persona të korruptuar dhe që kanë probleme me drejtësinë, pasi do përgjigjen.

Kujtojmë se ish-gjyqtari i Apelit, Gjin Gjoni ditën e djeshme dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Vetëm një ditë pas dorëheqjes u bë me dije se ai është propozuar nga PD për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky mund të jetë një mesazh indirekt i ambasadores Kim për rastin në fjalë.

Statusi i Yuri Kim

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin

Të fundit