Flash News

KRYESORE

“Gjinjtë e saj po më hynin në dhomë”, Ilda Bejleri i përgjigjet Mustafa Nanos: Një fshatar i lindur është armik i bukurisë

“Gjinjtë e saj po më hynin në dhomë”, Ilda

Gazetarja sportive, Ilda Bejleri ka reaguar ashpër ndaj komenteve të analistit Mustafa Nano, i cili shprehej në emisionin e tij, “Provokacija” se veshjet e Bejlerit ishin të trishtueshme dhe vulgare.

Në një shkrim në Instastory, i cili ishte i një komentuesi që kishte shpërthyer mjaft ashpër ndaj Nanos moderatorja shprehet se nuk e dinte që ai kishte marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare. Njëkohësisht, Bejleri e akuzon Nanon se në diktaturë ai ka punuar si spiun i Sigurimit të Shtetit.

“O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”, thuhet në komentin e postuar nga Bejleri.

Të fundit