Flash News

KRYESORE

Gjinushi, akademiku që bëri social-demokrat Tom Doshin pret firmën e Metës. A do bëhet Presidenti 'atentator' për herë të dytë?

Gjinushi, akademiku që bëri social-demokrat Tom Doshin pret

Zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave pat ngjallur debate të shumta. Akademiku Artan Fuga e quajti 'farsë elektorale' zgjedhjen e tij dhe i ka varur shpresat te vendimi i Ilir Metës i cili e ka ekskluzivitet ligjor miratimin e kryetarit të Akademisë.

Dekreti me emrin e Gjinushit ndodhet në tryezën e Metës dhe pritet firma e tij.

Gjinushi, ish-kryetar Parlamenti në fillim të viteve '90, kur vendi drejtohej nga presidenti Berisha dhe kryetar i PSD për rreth tri dekada, është shprehur se nuk ka frikë nga një mosdekretim i Presidentit Meta.

"Zoti Meta i njeh shumë mirë institucionet plus që edhe marrëdhëniet personale nuk janë të tilla që nuk i dimë se ku i takon vendi njëri-tjetrit”, pat thënë Gjinushi i ngacmuar nga gazetarët.

Edhe Partia Demokratike e ka quajtur procesin 'një farsë zgjedhore dhe paralajmërim të asaj çfarë kryeministri Rama ka planifikuar më 30 qershor'.

Ajo që vlen tani është vendimi i Metës. Çfarë do të bëjë presidenti me Skënder Gjinushin, një 'shok' nga familja e majtë? Nuk është kjo e vetmja 'fije' mes tyre. Skënder Gjinushi ia ka 'transferuar' Partinë Social-Demokrate Tomë Doshit i cili mban edhe një vend në parlament si deputet nën këtë sigël të siguruar në Shkodër.

Doshi dhe Meta u përfshinë në një prej skandaleve më të ethshme në historinë e tranzicionit kur deputeti i Shkodrës akuzoi kreun e Parlamentit se kishte paguar njerëz për ta eliminuar fizikisht. Një prej 'atentatorëve' që pushtoi kronikat e lajmeve dhe titujt e gazetave ishte Durim Bami nga Fushë Kruja, i cili sipas Doshit, i ishte rrëfyer për 'porosinë' e Metës për të vrarë deputetin e Shkodrës.

Doshi është sërish deputet, tashmë me siglën e Gjinushit (i cili dha dorëheqjne nga partia pas zgjedhjes në krye të Akademisë) dhe në krah të Ramës, armikut politik të Metës me të cilin Presidenti ndante pushtetin kur 'donte të vriste Tomën".

Të fundit