Flash News

KRYESORE

Gjirokastër/ Kandidati pa rival i PS e nis fushatën me një kërkesë për gazetarët

Gjirokastër/ Kandidati pa rival i PS e nis fushatën me një

Kandidati i PS-së për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale me një takim me gazetarët lokal. Golemi, që nuk do të ketë rival më 30 qershor, u kërkoi njerëzve të medias të tregohen të kujdesshëm me raportimet, për të shmangur lajmet e rreme.

“Me raportimet e tyre ata sjellin në vëmendje problemet që shqetësojnë Gjirokastrën duke vënë në lëvizje institucionet që shpesh herë lënë mënjanë detyrimin ndaj taksapaguesve. Kanë gatishmërinë time në çdo kohë për informacionet që do të kërkojnë. Biem dakord për të mos rënë dakord në shumë çështje, por së paku është në interes të publikut të shmangim lajmet e rreme, jo vetëm gjatë fushatës por edhe në vijimësi. Mirëprita këndvështrimin e tyre për sfidat me të cilat përballet Gjirokastra”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Opozita do te bojkotoje zgjedhjet lokale me argumentin se Edi Rama nuk garanton nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem.

Të fundit