Flash News

KRYESORE

Gjirokastër, shuhet zjarri mbi parkun e Viroit, ndizet një tjetër në Peshkëpi

Gjirokastër, shuhet zjarri mbi parkun e Viroit, ndizet një tjetër

Një vatër zjarri ka rënë sot në fshatin Peshkëpi, Bashkia Dropull. Nga informacionet e para mësohet se flakët rrezikojnë një banesë. Në vendngjarja kanë shkuar forcat zjarrfikëse, si dhe janë angazhuar banorë të zonës.

Dropulli ka qenë shumë i rrezikuar nga zjarret këtë verë.

Ndërkohë zjarri i mbrëmshëm në Malin e Gjerë mbi parkun e Viroit në Gjirokastër është shuar në orët e para të mëngjesit. Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të terrenit të keq. Ndërhyrja është bërë me mjete rrethanore. Automjetet zjarrfikëse nuk mund të kalonin. Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme.

 

Të fundit