Flash News

KRYESORE

“Gjithçka do shkojë mirë!”, imazhi domethënës që po bëhet viral nga spitali i Milanos

“Gjithçka do shkojë mirë!”, imazhi

Italia tashmë është vendi më i goditur nga Covid-19 në Evropë.

Prej ditësh, çdo 24 orë humbin jetën mbi 300 persona, ndërsa numërohen mijëra të infektuar.

Megjithatë, edhe në situatat më dramatike ka gjithmonë vend për shpresë për të ecur përpara.

Foshnjet e porsalindura që mbajnë një mesazh mbi bebelino janë kthyer në një imazh viral në të gjithë Italinë.

“Gjithçka do shkojë mirë!”, shkruhet mbi pampersin e të vegjelve, duke u kthyer kështu në simbolikën e re të luftës ndaj virusit të ri.

Këtë mesazh e ka nisur fillimisht Spitali Niguarda në Milano.

"Jeta është më e fortë se gjithçka! Mirësevini në të gjithë foshnjet që lindin në këto ditë të vështira ... Ju jeni prova që jeta nuk ndalet", është postimi në faqen e  Spitalit.

Të fundit