Flash News

KRYESORE

Gjithçka drejt zyrtarizimit, Edy Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare

Gjithçka drejt zyrtarizimit, Edy Reja pritet të jetë trajneri i

Emri i tij ishte më i përfoluri për pankinën e Kombëtares shqiptare dhe tashmë duket se presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka rëndë dakord për kontratën me teknikun italian, Edy Reja.

Sipas “Panorama Sport”, 73-vjeçari është kandidati i përzgjedhur nga presidenti dhe ka pranuar kushtet e vendosura nga FSHF-ja.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim italiani të firmosë kontratën deri në muajin nëntor me të drejtë rinovimi.

Pas Asamblesë të Përgjithshme, do të ketë një takim mes presidentit Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ku një prej çështjeve që pritet të diskutohet është edhe emri i trajnerit të Kombëtares.

Duke qenë se është e drejtë ekskluzive e Presidentit të FSHF-së për të zgjedhur trajnerin, sot Duka pritet t’ua komunikojë edhe anëtarëve të komitetit në mënyrë zyrtare.

Të fundit